Zona e Klientit

Na Kontaktoni

  • Kosovë+386 49 200 018
  • Zvicër+41 79 122 69 71

Mbylle Tabelen

Kyqu / Kontakto

Rreth Nesh

JUSAHOST

I Besuëshem!

Jusahost është themeluar në vitin 2014, kemi arritur te jemi një nga kompanitë furnizuese kryesore të brandeve më të njohura të tregut vendor dhe rajonal në fushën e Web-it. Kompania ka zgjeruar fushën e saj në dhënien e zgjidhjeve për Hosting & Web Zhvillim duke listuar ndër klientet e saj Ministri Publike, Universitete, Media, Banka Internacionale, Korporata Financiare, Kompani Sigurimesh, Industri Përpunuese, Ofrues të Shërbimeve Internet, etj. I gjithe stafi është shumë i kualifikuar në fushat e tyre.Të gjithë punonjesit e Jusahost kanë njohuri te mira kompjuterike dhe janë të gjithë të certifikuar me ICDL.

Misioni

Tek Jusahost përpiqemi të kryesojmë me zhvillimin dhe prodhimin e teknologjive më të përparuara të industrisë së informacionit, duke përfshirë këtu serverët dhe fushen pamore. Ne I përkthejmë këto teknologji në vlerë për klientët tanë përmes zgjidhjeve profesionale dhe shërbimeve këshilluese. Ne jemi të përkushtuar për të punuar drejt një shoqërie të qëndrueshme për gjeneratën e ardhshme.

Vizioni

Jusahost synon të ndryshoje dinamikën e industrise së hostingut dhe web zhvillimit duke I siguruar klientëve produkte të besuara dhe shërbime cilesore, klientë te cilët e shohin partneritetin me ne si një drejtues strategjik për suksesin e tyre. Kur ne marrim përsiper projektin tuaj, ne kemi marre administimin e tij sikur të ishim Ju. Si kujdestare të projektit tuaj, ne e konsiderojme veten të suksesshëm jo kur ju kemi ofruar produktin final, por kur ky produkt I ploteson nevojat e biznesit tuaj, dhe ky është Vizioni ynë.

Slogani Ynë

Your 1st choice in hosting. Ky është slogani i kompanisë tonë dhe ne jemi te vendosur të jemi zgjedhja e parë për ju!