Zona e Klientit

Na Kontaktoni

  • Kosovë+386 49 200 018
  • Zvicër+41 79 122 69 71

Mbylle Tabelen

Kyqu / Kontakto

Si të shtoni një Addon Domain në cPanel

Si të shtoni një Addon Domain në cPanel

Shto një  Addon Domain në cPanel

Hapi 1.  Pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj cPanel, zgjidhni “Addon Domain” nën seksionin “Domains”:

Hapi 2. Në vazhdim, ju duhet të plotësoni detajet e domain-it shtesë:

New Domain  Shkruani emrin e domain-it që po e shtoni në cPanelin tuaj.
Subdomain     Kur të shtoni një domain të ri në llogarinë tuaj, cPanel automatikisht konfiguron një
/ Ftp                përdorues shtesë i FTP-së për këtë domain. Shumica e përdoruesve nuk kanë nevojë ose nuk e përdorin këtë
Username:      llogari, cPanel kërkon që të futni një emër përdoruesi ftp për të vazhduar.

Document       Rrënja e dokumentit është dosja ku do të jenë skedarët e vendosur për këtë
Root:                 faqe interneti. Lista e paracaktuar për domenet e reja është public_html/NewDomain

Password        Fjalëkalimi që futni këtu është fjalëkalimi i FTP-së për përdoruesin FTP të përmendur më
                          lart. Siç e tham më parë, shumica e përdoruesve nuk e përdorin këtë llogari të re FTP,
                          por cPanel kërkon që të futni një fjalëkalim këtu.

Password        Futni fjalëkalimin e mësipërm përsëri për të siguruar që po e shtypni saktë.
(Again):

Hapi 3. Pasi të keni mbaruar plotësimin e detajeve, zgjidhni butonin “Add Domain”.

Urime! Ju keni vendosur me sukses domainin tuaj të parë shtesë në Cpanel.

 

Heqja e një Add-On Domain nga cPanel
Heqja e një domaini shtese është relativisht e thjeshtë dhe ju mund ta bëni këtë brenda cPanel-it vetë.

Hapi 1.  Thjesht klikoni në ikonën “Add on Domains” brenda cPanel.
Hapi 2.  Tani, shkoni poshtë dhe gjeni listën e domaineve shtesë.
Hapi 3.  Pranë addon domain zgjidhni “remove” dhe ju mund të hiqni domenin shtesë.