Zona e Klientit

Na Kontaktoni

  • Zvicër+41 79 122 69 71
  • Kosovë+3834920018

Mbylle Tabelen

Kyqu / Kontakto

Zhvilloni biznesin tuaj përmes webit, faqe interneti

Zhvilloni biznesin tuaj përmes webit, faqe interneti

Si zhvillohet biznesi pëmes faqes së internetit

Faqe Interneti

Faqja juaj e internetit është një nga mjetet më të fuqishme të marketingut që ju keni. Në vetvete ndoshta nuk mund të prodhojë rezultatet që ju po kërkoni, por kur kombinohet me iniciativa tjera tuaja të marketingut mund të jetë një burim i rëndësishëm për fushatën tuaj ajo mund të jetë një burim jetik duke ju ndihmuar për ti rritur shitjet, për ti zvogëluar shpenzimet e reklamave, dhe për të prodhuar një kthim më të lartë të investimeve. Çelësi kryesore është përfshirja e faqes tuaj të internetit në të gjitha pjesët tuaja të marketingut. Pa marrë parasysh se ku ju reklamoni në TV, Radio, Print, apo marketing affiliate, të gjitha rrugët duhet të ju çojnë prapa në faqen tuaj të internetit në mënyrë që të rritni kthimin tuaj në investime. Për ta bërë këtë, pesë hapat e mëposhtme duhet të zbatohen.

1. Sigurohuni që faqja juaj është një reflektim të cilët jeni ju si kompani 

Dizajni i faqes tuaj është me vlerë sa një milion fjalë, kështu që bëjeni atë unike, duke siguruar se është përshtatur në mënyrë specifike dhe të jetë përshtatura për tregun tuaj të synuar. Një dizajn i mirë duhet kapur vëmendjen e vizituesve, në momentin që ata arrijnë në faqen tuaj.

2. Vendosni për vizitoret një mesazh bindës të marketingut që ka ndikim të menjëhershëm. 

Pasi të keni kapur vëmendjen e vizitorëve me dizajnin tuaj, mesazhi juaj i marketingut është çelësi për ndalesen e tyre për të qëndruar në faqe tuaj dhe të mësojnë më shumë për kompaninë tuaj dhe ajo se çfarë ju keni për të ofruar.

3. Sigurohuni që faqja juaj ka butona për porosi të menjëhershme

Një faqe interneti që ka butona për porosi në çdo cep ku paraqet një produkt është më tërheqëse se sa një faqe që ka një informacion rreth nje produkti por nuk ka një buton për porositje direkte. Mos harroni se në Kosovë dhe Shqipëri ka rritje të porosive online dhe pagesave online.

4. Tërheqni vizitoret me produkte testuese apo që mund të provohen pa pagesë në faqe interneti që keni krijuar

Në gjuhen kompjuterike përdoret fjala “Trial” shembull ” Trial Hosting ” ose ” Free web hosting for 30 days ” . Duke i ofruar vizitorit testim të produktit ju jo vetëm që beni marketing por ju e bindeni që ta porosis produktin. Kjo formë është marketing pa shpenzuar para andaj po që ofroni ndonje produkt online atëherë patjetër ofroni këtë metodë

Nese nuk keni faqe interneti ende atëherë mund ta porosisni tek ne që të realizoni qëllimin tuaj KLIKO KËTU

Artikull i shkruar nga Jusahost për faqe interneti