Mbylle Tabelen
Ndër synimet kryesore të faqeve është renditja e mirë në motorë kërkimi dhe veçanërisht në Google. Por, renditje e mirë s’mund të vijë pa punë! Në këtë guidë do ju tregoj disa nga pikat më të rëndësishme në optimizimin e faqes për motorë kërkimi.
Taget e Rëndësishëm HTML për SEO
Optimizimi për motorët e kërkimit fillon që në ndërtimin e kodit. Në HTML janë një sërë tagesh që shihen ndryshe nga makinat e kërkimit. Këto lloj tagesh i tregojnë pikërisht atyre se kush është gjëja më e rëndësishme në faqe ose kush janë informacionet që ato duhet të indeksojnë. Më poshtë janë të listuara një sërë tagesh edhe si duhet të përdoren.
1. Tagu “Title”
Tagu Title është një nga elementët më të rëndësishëm të SEO. Ky tag vendoset midis tagut HEAD në dokumentat HTML. Duhet të keni parasysh që në të, të përfshini edhe fjalët kyçe që ju interesojnë. Më poshtë keni edhe përdorimin e tij në HTML.
2. Tagu Header
Tagu Header është një tag i cili përdoret për titujt e artikujve. Në HTML ju mund të krijoni Header nga H1 deri në H6, ku madhësinë më të madhe të shkrimit e ka H1. Por këto lloje të ndryshme tagesh nuk kanë ndikim vetëm në shfaqjen e tekstit në madhësi të ndryshme, ato ndikojnë edhe tek SEO. Robotët e motorëve të kërkimit kur “kontrollojnë” një dokument HTML, shohin edhe Header që janë përdorur aty. Më i rëndësishmi është H1, pastaj vjen H2 e kështu me radhë. Pra, duke përdorur Header i tregoni motorëve të kërkimit që gjërat e shënuara me H1 janë më të rëndësishme se gjërat e shënuara me H2. Ato me H2 janë më pak të rëndësishme se ato me H1 por më shumë të rëndësishme se ato me H3 e kështu me radhë deri tek H6.
Prandaj këshillohet zakonisht nëpër blogje që tagu H1 të ruhet ekskluzivisht për titujt e artikujve sepse ato janë një element i rëndësishëm. Pra, si e keni kuptuar më lart, ekziston një hierarki e këtyre tageve. Më poshtë keni të listuar shembull.
Më e rëndësishmja
E dyta më e rëndësishme
E treta më e rëndësishme
E katërta më e rëndësishme
E pesta më e rëndësishme
E gjashta më e rëndësishme
3. Tagu Bold dhe Strong
Në HTML ekzistojnë dy mënyra të ndryshme për të bërë një tekst më të theksuar. Ato janë  edhe . Si në rastin e mësipërm, këto nuk kanë ndikim vetëm në paraqitjen në shfletues, por edhe i tregojnë motorëve të kërkimit që këto fjalë janë më të rëndësishme se të tjerat. Këshillohet që Keywordet në një faqe të bëhen me Bold ose Strong. Kini parasysh që mos të abuzoni me këtë gjë sepse do ju prishet paraqitja e faqes e do ju duken të gjitha me bold. Më poshtë keni rastin si mund të përdoren këto në HTML.
Keyword
Keyword
4. Tagu i Imazheve
Kur vendosim imazhe në faqe është mirë që ato të titullohen në bazë të përmbajtjes së tyre. Nuk këshillohet në asnjë mënyrë që të përdoren emra pa kuptim të imazheve. Gjithashtu në HTML përdorimi i tagut të imazheve ka disa atribute, ku në rastin e SEO, më i rëndësishmi është atributi ALT. Ky atribut përveçse ndihmon në rastet kur nuk shfaqet imazhi (kur nuk egziston, kur vizitori ka çaktivizuar imazhet apo në aplikacionet që i lexojnë faqet si tekst për personat me probleme në shikim), ndihmon edhe në SEO. Bëni mirë të përdorni si ALT emrin e imazhit. Gjithashtu këshillohet që nëpër imazhe të përdoren Fjalët Kyçe të faqes, normalisht duke lidhur ndonjë imazh që ka të bëjë me të. Më poshtë keni një rast të përdorimit të tagut të imazheve edhe atributeve në të.
5. Tagu Anchor
Tagu Anchor ose si njihet nga të gjithë tagu i linkeve, është një tjetër element domethënës. Nëse faqe të tjera linkojnë tek ju apo ju linkoni tek faqet të tjera, është mirë që si tekst të përdorni keywordin tuaj. Gjithashtu tagu anchor ka edhe një atribut që quhet title, tek i cili është mirë të vendosni fjalët kyce. Më poshtë një shembull.
Limitet në Indeksime
Makinat e kërkimit vendosin limite mbi disa gjëra. Për shembull, në rastin e meta keyword. Kjo bëhet për të mos abuzuar me to e për të shmangur “Spamin” e mundëshëm që mund të kërkohet të bëhet nga disa. Normalisht ju mund ti kaloni këto limite dhe nuk do të ndëshkoheni; thjeshtë motorët e kërkimit i injorojnë fjalët apo gjërat që kalojnë këto limite dhe përmbahen vetëm në ato me limite. Më poshtë keni gjërat për të cilat makinat e kërkimit vendosin limite.
1. Madhësia e një Faqeje
Madhësia e një faqeje në webin tuaj nuk duhet të kalojë 150 kilobytes. Kjo normalisht pa fotografitë, CSS edhe asetet e ndryshme që ju keni. Nëse faqja përmban vetem tekst e kode HTML dhe kalon këtë madhësi, atëherë duhet të keni kujdes se mund të mos indeksoheni.
2. Numri i Linkeve në një Faqe
Ky është një tjetër element tjetër tek i cili ju duhet të keni kujdes. Të linkoni në artikuj të tjerë është gjë e mirë por ju duhet të keni shumë kujdes të mos keni mbi 100 links në një faqe të vetme. Kjo gjë shihet si Spam dhe mund t’ju penalizojë. Kështu që shihni mirë kur krijoni një faqe me partnerët tuaj. Linket në atë faqe, duke përfshirë ato që futen edhe në sidebar apo footer nuk duhet të kalojnë 100.
3. Tagu Title
Më lart përmendëm tagun Title dhe rëndësinë e tij në SEO. Duhet të keni parasysh që kur të shkruani titullin të mos përdorni mbi 70 karaktere. Tek karakteret futen edhe hapësirat apo karakteret speciale. Mundohuni të qëndroni gjithmonë brenda këtij limiti e të mos abuzoni me përshkrime të gjata.
4. Meta Description
Meta description është ajo që shfaqet në Google kur ju kërkoni. Pra është një tjetër element shumë i rëndësishëm që ka një limit. Meta Description-i juaj nuk duhet ti kalojë 155 karaktere. Nëse ju përdorni më shumë se aq karaktere, atëherë ato do të injorohen dhe në përshkrimin e faqes në Google do të dalin vetëm 155 karakteret e para. Kjo nuk është gjë e mirë sepse mund të ndodhi që ky limit “pren” një fjalë në gjysëm edhe ajo fjalë bëhet pa kuptim. Unë personalisht besoj se 155 karaktere janë mëse të mjaftueshëm për të përshkruar një faqe me fjalët kryesore.
5. Parametrat në URL
Këshillohet që kur të ndërtoni URL të mos përdorni më shumë se 2 parametra. Përdorimi i më shumë krijon probleme tek motorët e kërkimit. Më poshtë po ju tregoj një rast ku ka më shumë se dy parametraedhe një rast kur URL është e saktë.
6. Thellësia e URL
Ndërtimi i URL është shumë domethënës në SEO. Makinat e kërkimit pranojnë një limit deri në një thellësi URL-sh prej 4 hapash. Se kush është kuptimi i kësaj do ja u shpjegojmë me një rast të mëposhtëm. Duhet të mundoheni ti mbani URL-të tuaja sa më domethënëse edhe sa më të shkurtra.
Elementi Canonical
Faqja juaj mund të jetë e arritshme nga shumë URL të ndryshme. Fatkeqësisht robotët e indeksimit nuk janë aq të zgjuar sa të dallojnë se është e njëjta faqe apo jo. Kështu që ju duhet ti thoni që faqet që viziton janë e njëjta faqe edhe pse URL-ja e tyre mund të jetë e ndryshme. Po marrin rastet e mundshme si mund të arrihet në faqen tuaj.
Pra si e shihni mund të jenë katër mënyra të ndryshme të cilët vizitorët mund të mbërrijnë tek faqja juaj. Për të shmangur një faqe të dyfishtë dhe penalizim nga Google, ju duhet të përdorni Atributin Canonical. Atributin Canonical mund ta vini direkt mbas Meta Description edhe Meta Title tek headeri i faqes tuaj. Një shembull është më poshtë:
<link rel=”canonical” href=”http://www.emrifaqes.com/” />
Duke bërë kështu ju drejtoni të gjithë vizitorët tek faqja me WWW dhe gjithashtu edhe motorët e kërkimit. Kështu që nuk do të ketë keqkuptime me gjërat që kam përmendur më lart.
Robots.txt
Me anë të dokumentit Robots.txt që ju mund ta krijoni dhe ta ngarkoni në root të faqes tuaj, mund të përcaktoni fare lehtë se kë bot të lejoni të “shikojë” faqen edhe kë jo. Gjithashtu mund të vendosni se cilat direktori apo dokumenta robotët nuk duhet të indeksojnë. Një shembull ndërtimi të një Robots.txt e keni më poshtë.
1. Rasti i parë:
User-agent: *
Disallow: /dosja-private/
Disallow: /private?sekret.html
Në rrjeshtin e parë ne zgjedhim se kujt boteve do i aplikojmë bllokomin. Në rastin konkret kemi zgjedhur * që do të thotë që rregullat vlejnë për të gjithë robotët. Me anë të komandës DISALLOW ne bllokojmë direktoritë (rrjeshti dytë) ose dokumentat (rrjeshti tretë) ne mënyrë që robotët mos të kalojnë e të indeksojnë ato faqe apo direktori.
2. Rasti i dytë
User-agent: Googlebot/2.1
Disallow: /jo-per-google.html
Sitemap: http://emrifaqes.com/sitemap.xml
Në rastin e dytë tek User-agent ne kemi zgjedhur të vendosim rregulla vetëm për Google Search Bot. Nëse doni të specifikoni rregulla vetëm për bote të caktuar, atëherë duhet të shkruani emrat e tyre që mund ti gjeni nga faqja që ju dhashë më lart. Në rrjeshtin e dytë ne kemi bllokuar një dokument i cili nuk do të indeksohet nga Roboti i Google. Në rrjeshtin e tretë ne kemi vendosur një Sitemap që robotat ta indeksojnë.
Sitemap
Sitemap është një element tjetër i rëndësishëm i cili nuk duhet të mungojë në asnjë faqe. Në sitemap përfshihen të gjitha linket e faqeve apo artikujve të webit tonë. Për shumë CMS Open Source ekzistojnë module të posaçme që e kryejnë këtë punë. Nëse e keni ndërtuar faqen vetë, atëherë ju duhet të ndërtoni Sitemap. Një vegël shumë e mirë që ju ndihmon në ndërtimin e sitemap është XML-SITEMAP.COM. Nëse doni ta ndërtoni vetë sitemap duhet të keni parasysh Syntaxën e mëposhtme.
Duhet të keni parasysh që vendi Default që makinat e kërkimit hyjnë për të kërkuar Sitemap është root i faqes tuaj, jo root i serverit.
<?xml version=”1.0″ encoding=”UTF-8″?>
<urlset xmlns=’http://www.sitemaps.org/schemas/sitemap/0.9‘>
<url>
<loc>http://www.emrifaqes.com/</loc>
<lastmod>2010-03-15</lastmod>
<changefreq>monthly</changefreq>
<priority>0.8</priority>
</url>
</urlset>
Meta Tag të Robots
Më lart folëm për Robots. Në dokumentin HTML, më saktësisht në Header, mund të përcaktoni disa kritere për Robotët. Më poshtë po ju jap disa shembuj të ndryshëm. Egziston një sintaksë për përdorimin e kësaj në HTML që është:
<meta name=”EMRI ROBOTIT” content=”ARGUMENTI” />
Si emër roboti ju mund të përdorni robots që përfshin të gjithë llojet e robotëve (si * në rastin pak më sipër) ose të përdorni emrin e saktë të robotit.
Si Argumente mund të përdorni një apo disa nga të listuarat më poshtë:
Normalisht që për dy rastet e mësipërme ekzistojnë edhe format e tyre afermative që kanë rol të kundërt. Bëhet fjalë për index edhe follow.
Për ta kuptuar se si mund të përdoret, po ju tregoj një shembull konkret:
<meta name=”description” content=”Ketu do te gjeni te gjitha lajmet me te fundit te teknologjise , tutoriale , forumi etj. />
<meta name=”keywords” content=”emrifaqes , tutoriale , forumi , microsoft , sony etj. />
<meta name=”robots” content=”index , follow , noodp” />
<link rel=”canonical” href=”http://wwwemrifaqes.com/” />
Duke nisur nga fillimi për Title e shihni atë që unë kam përdorur. Pastaj vjen description ose përshkrimi i faqes, dmth ajo që shfaqet kur kërkojmë në Google. Pastaj vijnë fjalët kyçe që bazohen në faqe. E parafundit është meta name për Robots. Duke përdorur robots unë kam zgjedhur të gjithë robotët edhe argumentet e përdorura janë: index, follow, noodp. Kjo do të thotë që faqet duhet të indeksohen, lidhjet ose linket të jenë follow edhe robotët mos të përdorin përshkrimin në DMOZ për të mbishkruar atë që unë përdor në faqe. Në rrjeshtin e fundit unë kam përcaktuar edhe linkun Canonical që është http://www.emrifaqes.com/.
/Feniksi