Zona e Klientit

Na Kontaktoni

  • Zvicër+41 79 122 69 71
  • Kosovë+3834920018

Mbylle Tabelen

Kyqu / Kontakto

Pse ju duhet një faqe interneti për biznesin tuaj

Pse ju duhet një faqe interneti për biznesin tuaj

Pse duhet te kemi faqe internetiBota sot është e lidhur në rrjet. Me hyrjen dhe masivizimin e telefonave dhe tabletave, sot më shumë se kurrë aksesi në internet është i mundur për të gjithë. Disa orë në ditë qasje në internet po bëhen pjesë e rutinës së çdo shqiptari. Dhe të gjithë këta njerëz janë klientët tuaj potencialë. Po, e lexuat drejtë, të gjithë këta njerëz mund të bëhen klientët tuaj nëse ju shisni diçka që atyre ju intereson. Por si?

Reklama është shpirti i tregtisë — thotë klisheja më e njohur në botën e biznesit. Nëse nuk jeni dakord plotësisht, është e kuptueshme, por çdokush që bën biznes, e di vlerën e reklamimit dhe të gjithë në një formë apo tjetër, i bëjnë reklamë asaj që shesin, shërbim apo produkt, për ta çuar biznesin e tyre përpara.

Por ku të reklamojmë? Mendja direkt shkon tek reklamë në televizion. Janë ato reklama që kanë çuar para biznesin për një kohë shumë të gjatë, dhe vazhdojnë ta çojnë. Por jo të gjithë mund ta përballojnë një reklamë në televizion. Edhe nëse mund ta përballojnë, të gjithëve ju duhet ajo për të cilën do flasim sot, një faqe interneti.

Ka shumë arsye dhe më poshtë do të paraqesim 5 prej pse biznesit tuaj i duhet një faqe interneti:

1. Ju ekzistoni

Sa herë ju ndodh që kur ju duhet diçka, gjëja e parë që bëni është një kërkim i shpejtë në Google? Pikërisht, shpesh. Nëse një klient potencial dëshiron të blejë diçka që ju shisni dhe bën një kërkim në internet për të parë çka ofrohet, do ishte fantastike nëse biznesi juaj do të dilte në listën e rezultateve. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ju keni një faqe interneti. Siç, mund ta shikoni, faqja e internetit shërben si një vitrinë ku të gjithë të interesuarit mund të hedhin një sy shërbimeve apo produkteve tuaja, dhe të konvertohen në klientë pa aspak mundim nga ana juaj. Kjo është një mrekulli e internetit.

2. Ju jeni profesionistë me Faqe Interneti

A nuk do t’ju pëlqente që në kartëvizitën tuaj të kishit faqen tuaj të internetit? Sigurisht që po. Kjo është një arsye për të shpërndarë kartëvizitën me qejf. Një kartëvizitë ku ju paraqisni faqen tuaj të internetit dhe një email me domain-in e biznesit tuaj është diçka që të bën t’i mbash shpatullat drejtë dhe lë një përshtypje shumë të mirë tek marrësi. Nëse ju keni në kartëvizitë thjesht një email të ofruar falas nga gmail.com, yahoo.com apo outlook.com, të jeni të sigurt që nuk po impresiononi askënd. Përkundrazi, mund të mos merreni shumë seriozisht. Prandaj, ndihmojeni forcimin e markës tuaj me pajisen me një faqeje interneti.

3.  Ju forconi markën

Klientët potencialë të cilët kanë mbërritur në faqen tuaj të internetit nga një kërkim në Google apo të tjerë që ju i keni referuar aty me anë të kartëvizitës tuaj ose në një formë tjetër, u jepet mundësia të shpenzojnë kohë me markën tuaj duke komunikuar dhe duke u familjarizuar me të. Vizitorët e faqes kanë mundësi ta shohin logon, simbolin e biznesit tuaj, në detaj pa asnjë limit kohor. Atyre u jepet rasti të shfletojnë katalogun e produkteve dhe shërbimeve tuaja dhe të mësojnë se si ju punoni, sa kujdes tregoni ndaj detajeve dhe se çfarë vlere mund t’i shtoni jetës së tyre me anë të atyre çka ofroni. Për këto arsye faqja e internetit ju ndihmon që ta skalisni markën tuaj në subkoshiencën e vizitorëve përgjithmonë.

4. Ju shtoni klientelën

Nëse ju ja keni dalë me sukses që forconi markën dhe  t’i prezantoni produktet apo shërbimet tuaja denjësisht me anë të faqes tuaj të internetit, hap tjetër i natyrshëm është që vizitorët e faqes të bëhen klientët tuaj. Dhe ky është qëllimi kryesor i të bërit biznes, të pasurit klientë vazhdimisht.

5. Ju rekrutoni

Rrjedhimisht biznesi juaj do zgjerohet dhe ju do keni nevojë të gjeni njerëz të mrekullueshëm për të punuar me ju. Çdo biznes i suksesshëm ka pas tij një skuadër njerëzish dinjitozë që punojnë në sinkron dhe e çojnë atë përpara. Marrja në punë e njerëzve të duhur është shumë e rëndësishme për suksesin e biznesit tuaj, prandaj është e nevojshme që ju të tërhiqni më të mirët për të pasur dëshirë të punojnë me ju. Kjo mund të arrihet shumë lehtë me anë të faqes së internetit, ku ju i lini të kuptojë çdo të interesuari për punë në biznesin tuaj se përse ambjenti i punës që ju ofroni është ideal për të me anë të paraqitjes dinjitoze të kulturës së biznesit tuaj në faqe.

Këto ishin 5 arsye pse ju duhet të keni një faqe interneti për biznesin tuaj. Një faqe interneti është një shpenzim relativisht i vogël me një potencial shumë të madh dhe shumëplanësh. Prandaj, nëse nuk e keni akoma një të tillë, tani është tamam koha për ta marrë seriozisht këtë hap, i cili ju ndihmon të jeni të gjindshëm, të keni një imazh dinjitoz për të bërë biznes në epokën dixhitale dhe sigurisht të keni klientë të rinj.

Autor B.G